Kryetari i PD-së, Sali Berisha u mor sot në pyetje për dy orë në SPAK për dosjen e 21 Janarit. Pasi doli nga prokuroria, Berisha tha se PS me në krye Edi Ramën në 2011 erdhi me axhendë dhune për të marrë pushtetin. Akuzoi rivalin e tij politik se është ai fajtori kryesor për 4 vrasjet.
“Të shtënat janë jo nga brenda, por nga vendrojet e gardës. Garda ka një ligj i cili autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt apo të qëllojë në ajër, te këmbët dhe kur përsëritet ta eliminojë rrezikun.
Ky ligj është votuar nga PS, jo nga ne. Garda nuk funksionon më urdhër, por me ligj. Garda dhe çdo vendroje e armatosur funksionon me ligj, e qëllove duhet të qëllojë në ajër, në këmbë.
Unë isha njeriu i rrethuar, njeriu që dritaret iu gjuajtën me gurë, u kërkua të përmbysej pushteti i tij iu kërkua të largohet ose do kalohet mbi kufoma dhe që kishte dalë nga një palë zgjedhje që kishin plotësuar standardet e OSBE ODIHR, por Rama donte t’i përmbyste” tha ai.








