-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Buxheti i 2026/ Rritje pensionesh dhe investimesh, opozita kritikon

Kryesoret

Projektbuxheti i Shtetit për vitin 2026 parashikon shpenzime totale prej 886 miliardë lekësh (rreth 8.8 miliardë euro) për shërbime shëndetësore, paga, pensione, arsimin, bujqësinë, transportin dhe sigurinë.

Pensionistët do të përfitojnë rritje mujore dhe indeksim të pensioneve, me fond 100 milionë euro për bonuset dhe 16.5 milionë euro për indeksimin.

Pensioni urban me vite të plota do të shkojë 40 mijë lekë, ndërsa pensioni rural dhe familjar do të arrijë 18 mijë lekë.

Investimet publike për vitin e ardhshëm planifikohen në rreth 1.8 miliardë euro, duke përfshirë rindërtimin dhe financimet nga plani i BE-së.

Të ardhurat buxhetore pritet të rriten falë zhvillimit ekonomik dhe turizmit, ndërsa borxhi publik planifikohet të ulet në 53.6% të PBB-së.

Portofoli më i madh i fondeve i takon Ministrisë së Shëndetësisë (820 milionë euro), pasuar nga infrastruktura, arsimi dhe mbrojtja.

Opozita e kritikoi projektbuxhetin si propagandë dhe “lugë bosh”, duke theksuar taksa më të larta dhe mungesë transparence në menaxhimin e fondeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit