-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ina Zhupa: Ulja e buxhetit korrent pengon zhvillimin kulturor dhe turizmin

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kritikoi uljen e buxhetit për kulturën në vitin 2026, duke theksuar se shpenzimet korrente për këtë sektor janë reduktuar me –3.4%. Ajo deklaroi:

“Elementi më i rëndësishëm i funksionimit të institucioneve janë shpenzimet korrente që ulen për kulturën me –3.4%. Shpenzimet korrente financojnë programet kulturore, eventet publike, institucionet e artit, muzetë, trajnime/certifikime turistike, promovimin dhe marketingun, kontrollin e cilësisë, institucionet lokale të kulturës. Një ministri që ul korrentin nuk mund të rrisë aksesin kulturor apo turizmin gjithëvjetor.”

Ajo gjithashtu kritikoi investimet minimale në trashëgiminë kulturore, duke shtuar:

“Sot peizazhi i mbrojtur i Butrintit do të ketë një godinë japoneze… Sado që mburreni me numrin e turistëve, po u kujtoj që në Tiranë është i mbyllur Teatri Kombëtar, Muzeu Kombëtar nuk funksionon, nuk ka institucione kulturore që i përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe turistëve, nuk ka infrastrukturë minimale, nuk ka kalendar artistik.”

Ajo e cilësoi këtë situatë si një pengesë për zhvillimin afatgjatë të kulturës dhe turizmit në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit