Kupa e Shqipërisë ka hyrë në një fazë më dinamike, pasi këtë të mërkurë u luajtën ndeshjet e fundit të turit të 1/16-ave, duke plotësuar listën e skuadrave që kalojnë në raundin tjetër.
Pas Flamurtarit dhe Laçit, që siguruan kalimin një ditë më parë, sot biletën për 1/8-at e prenë edhe Skënderbeu, Vora, Besa, Pogradeci, Apolonia dhe Burreli.
Me mbylljen e këtij turi, kompeticioni merr një tjetër pamje, pasi në fazën e ardhshme futen në garë edhe klubet e Superligës.
Shorti ka prodhuar disa përballje interesante, të cilat do të zhvillohen më 10 janar 2026, në orën 13:30.
Çiftet e fazës së 1/8-ave
-
AF Elbasani – Flamurtari
-
Bylis – Laçi
-
Tirana – Skënderbeu
-
Teuta – Vora
-
Dinamo – Besa
-
Vllaznia – Pogradeci
-
Partizani – Burreli
-
Egnatia – Apolonia
Rezultatet e turit 1/16
E martë, 18 nëntor 2025
-
Flamurtari 9–0 Tomori
-
Laçi 2–0 AF Luftëtari
E mërkurë, 19 nëntor 2025
-
Skënderbeu 4–2 Iliria
-
Vora 2–1 Sopoti
-
Besa 3–1 Kukësi
-
Pogradeci 4–3 Korabi
-
Apolonia 3–2 Lushnja
-
Burreli 5–2 Kastrioti








