Sot në orën 10:00 Kuvendi do të nis një seancë parlamentare dy ditore për të shqyrtuar paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e 2026-ës.
Kjo është paketa ligjore më e rëndësishme e vitit, që vjen së bashku me atë që quhet paqja fiskale, dhe falja e detyrimeve të prapambetura për qindra biznese.
Opozita e ka kundërshtuar paketën fiskale, duke thënë se ajo ka ardhur vonë në Kuvend dhe nuk ka kohë në dispozicion për një shqyrtim serioz.
Projekt-buxheti i vitit 2026 është 8.8 miliardë euro, dhe shoqërohet me 8 projektligje si paketë fiskale, që u diskutua në komisione parlamentare me procedurë të përshpejtuar.
Deputetët do të diskutojnë në parim për 8 projektligjet që përfshin buxheti, pesë prej të cilave janë aktualisht në fuqi dhe ndryshojnë, ndërsa 3 janë projektligje të reja.








