Deputeti i PD, Ramadan Likaj, kritikoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026, duke deklaruar se ai “nuk i përket qytetarëve”, pasi sipas tij kontrollohet dhe shpërndahet nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Likaj theksoi se buxheti është i cunguar dhe përqendrohet te disa segmente të caktuara, ndërsa pjesa më e madhe e tij nuk shkon për rajone si Malësia e Madhe.
“Buxheti i 2026 është i cunguar. Një buxhet që realisht nuk i përket qytetarëve… 70% e këtij buxheti shpërndahet nga kryeministri ose Ballukut. Në buxhetin e 2026 nuk shikoj asgjë për Malësinë e Madhe,” tha Likaj.








