Ka nisur me debat dhe akuza të forta mes opozitës dhe shumicës seanca e sotme e Kuvendit.
Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi me ironi kërkoi “Ti japim një duartrokitje të pandehurës nga SPAK-u”- referuar zv/ kryeministres Belinda Balluku që u rikthye në Kuvend pas disa seancave mungesë.
Menjëherë reagoi kryetari i kuvendit, Niko Peleshi. “Ju tërheq vëmendjen”- i tha Bardhit, i cili sqaroi se ky është statusi ligjor për Ballukun dhe se nuk e ofendoi.
“70% e buxhetit të investimeve shkon për të pandehurën e SPAK-ut”- tha ai.








