Sot zhvillohet seanca plenare në Kuvend ku do të diskutohet për projektbuxhetin 2026 dhe paketën fiskale ku prekë një masë të gjerë të shtresave sociale.
Gjatë seancës që po mbahet, kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar në lidhje me disa akuza të ngritura nga deputetet e opozitës për projektin e tunelit të Llogarasë, sipas tij ndjehet falenderues që Flamur Noka i qëndron përballë dhe besnik për emrin që mban si kryeministër i vendit.
“Unë do ta quaja Besnik Flamur Noka. Niko është larg teje Flamur, ty mund të afrohet vetëm Shefqet Peçi. U ngacmova dhe nga deputeti që e falënderoj që më rri përballë, kjo tregon që ligji nuk e ka afektuar, dua ti them që isha në Bruksel, dhe Shqipëria hapi grup kapitullin e fundit te negociatave, ata mendjen se si sot korrupsioni nuk është luftuar kurrë në historinë e këtij vendi, po të mos e mendonin këtë nuk di i hapnin kapitujt e negociatave”, tha Edi Rama.








