-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: Shiu është bekim, fatkeqësia e këtij vendi jemi ne!

Kryesoret

Në Shqipëri po bie shi!

Mediat, një javë rresht, lajmëronin e do të bjerë shi. A thua do të bjerë shi në Sahara. Nevoja pë klikime, ka bërë që kur vjen puna tek moti të përdoren terma: “Dimër Siberian”, “Përvëlim afrikan”, “stuhi shkatërrimtare”, “përmbytje apokaliptike”.

Qeveria doli me vrap nëpër ekrane e rrjete sociale duke këshilluar: Mbani çadra, vishni çizme, mos u lagmi se ftoheni(çfarë përkujdesjeje, ë?)

Në fakt çfarë po ndodh?

Po bie shi. Shi more shi. Po bie uji që na jep jetë. Jemi në fund të vjeshtës së dytë dhe vendi ishte i tharë. Përrenjtë kishin shteruar tërësisht. Lumenjtë ishin shndërruar në përrenj. Rezervuarët ishin bërë pellgje balte.

Liqeni i Fierzës kishte shterur në atë pikë sa kuksianët shkonin me makinë tek shtëpitë e vjetra. Toka kishte nevojë për ujë që të plotësojë rezervën që i kemi thithur ne me puse.

E keni parë çfarë po ndodh në Iran? Banorët po evakuohen nga Teherani sepse kanë shterur burimet e ujit,

pasi nuk ka reshje prej një viti. Ndaj, faleminderit Zot që na lëshon ende shi.

Dhe çfarë ndodh kur vjen shiu? Ne ngrejmë flamurin e fatalitetit, emergjencës dhe fatkeqsisë. Përmbytje dhe dëme në shumë qytete e fshatra.

Pse?

Sepse ndryshimi i klimës ka bërë që reshjet të bien në mënyrë të përqëndruar. Shiu i dy muajve vjeshte bie për 24 orë. Kjo shkakton probleme, pa dyshim. Por duhet ta dimë, që situata do të bëhet edhe më agresive dhe ne nuk e ndalojmë dot. Ne duhet të përshtatemi.

Por çfarë bëjmë ne?

Ne ndërtojmë rrugë pa asnjë element mbrojtës e pastaj shemben dherat, bien gurët, uji nuk ka kalane, por rrjedh mbi asfakt…

Ne ndërtojmë nënkalime dhe i lëmë si gropa septike, pa puseta kullimi dhe ngecin makinat si në gracka.

Ne ndërtojmë qytete pa asnjë lloj studimi. Gjej vend bosh e ngri pallate, pa pyetur fare për rrezikun që ka nga përmbytjet.

Planin urbanistik këtu e bëjnë ndërtuesit jo urbanistët.

Ne qytetet i kemi ende me kanalizimet e shekullit të kaluar, dhe që edhe për ti pastruar kujtohemi kur bie shi.

Ne nuk ndërtojmë elementë infrastrukture për tu mbrojtur: Duhet të zgjerohen kanalizimet në qytete që të përballojnë flukse të mëdha uji, duhen ndërtuar diga e kanale për të mbrojtur qytetet.

Mirë do ishte që shiu të binte nga pak e kur të na duhej neve. Por këtë s’e kemi ne në dorë. Ne duhet të dimë si të mbrohemi apo si të minimizojmë pasojat, aty ku mundemi.

Qeveria paguan ekipe këshilltarësh për ta mësuar se si ta mbysë publikun me propagandë. Por do ishte mirë të paguante ndonjë konsulent në fushën e ndryshimit të klimës.

Ajo që bën qeveria dhe bashkitë, është që kur balta e uji vërshojnë rrugëve, dalin të bëjnë foto për të thënë se ”shteti është në këmbë”. Në fakt kur ndodh fatkeqësia, shteti është përtokë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit