Debati për projektbuxhetin 2026 solli përplasje mes deputetit të PS-së, Eduard Shalsi, dhe deputetes së PD-së, Jozefina Topalli.
Shalsi i kërkoi Topallit të mos “i fryjë” ndarjes veri–jug dhe e akuzoi për mungesë argumentesh, duke i kujtuar sjelljen e institucioneve në kohën kur ajo drejtonte Kuvendin.
Topalli iu përgjigj me ironi, duke thënë se e kujton Shalsin vetëm për shprehjen “të paktën të vjedhim me lezet”. Ajo shtoi se deputeti “nuk ka as inteligjencën minimale” dhe u sugjeroi mazhorancës “të mos lejojë persona të pirë në foltore”.








