Deputetët opozitarë i drejtuan një sërë pyetjesh sot, 19 nëntor, në Kuvend Ministrit të Financave Petrit Malaj, lidhur me rënien e eksporteve, kursin e këmbimit valuator e deri tek të ardhurat për buxhetin e 2026-ës.
Në përgjigje të Jorida Tabakut, Malaj tha se në “listën e përfituesve të fshirjes së borxheve tatimore e doganore janë 202 mijë tatimpagues.”
“Paqja fiskale nuk diskriminon askënd, është një marrëveshje vullnetare për të gjithë tatimpaguesit që në mënyrë vullnetare bëjnë marrëveshje me Tatimet, për korrektimin e pasqyrave financiare.
Marrëveshje që nuk ofron asnjë lloj amnistie për persona që janë nën hetim, që kanë një vendim të gjykatës në formë të prerë, apo që janë nën hetim tatimor”, iu përgjigj Malaj.








