-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia vazhdon edhe sot, nesër ndalet furtuna

Kryesoret

Meterologia Lajda Porja u shpreh sot se reshjet dhe rrebeshi do të vazhdojnë të jenë prezente edhe këtë të mërkurë, 19 nëntor, ku zonat e veriut mbeten përsëri më të ekspozuara.

Sipas Porjas lajmi i mirë vjen ditën e nesërme, pasi do të ketë një rënie të intensitetit të reshjeve. Megjithatë dita e premte dhe fundjava sjellin përsëri përkeqësim të motit.

Ka një lajm të mirë, dita e nesërme, pasi do të kemi një rënie të intensitetit të reshje, kjo për të krijuar dhe një hapësirë dhe mundësi për të tërhequr ujin në të gjitha zonat ku është raportuar për probleme.

Reshjet kanë qenë shumë të dendura në veri, në zonat e thella ka rënë mbi 200 milimetra. Është një sasi shumë e konsiderueshme, e cila është në fakt një sasi mujore. Parashikohet që e enjtja dhe pjesërisht dita e premte të vazhdojë intensitetin.

Pasditen e së premtes dhe të shtunën do të kemi sërish vrenjtësira dhe reshje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv. Me reshjet që do të kemi të premten dhe të shtunën do të ketë edhe më shumë sasi të reshjeve” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit