Një incident i tensionuar ka ndodhur në foltoren e Kuvendit, ku deputeti i PD-së, Klevis Balliu, është përplasur me nënkryetaren Klodiana Spahiu.
Ngjarja ka ndodhur pasi Spahiu i ka refuzuar Balliut të drejtën e fjalës për seancën e sotme, duke i kërkuar të ulet.
Tension në Kuvend/ Deputeti Balliu përplaset me nënkryetaren SpahiuBalliu ka insistuar për të folur, ndërsa situata është tensionuar aq shumë sa është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës.
Incidenti ka krijuar momente të tensionuara në sallën e parlamentit, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe të mediave që ndjekin zhvillimet.








