Buxheti i vitit 2026 ka shkaktuar debate për mënyrën se si qeveria po menaxhon mbetjet, duke akuzuar për shpenzime të mëdha në inceneratorë të paqëndrueshëm dhe për mungesë investimesh në qytetet që pranojnë plehrat.
“Hodhi 430 milionë euro në inceneratorë që nuk ekzistojnë e tani rikthehet sërish te landfillet ku ka parashikuar 700 milionë euro të tjera për vitet e ardhshme. Çfarë është kjo? Politika e riciklimit të korrupsionit dhe ka parashikuar që plehrat e gjysmës së Shqipërisë t’i çojë në Shkodër, ndërkohë që për atë qytet nuk ka asnjë investim tjetër, asnjë zhvillim as në rrugë, në asnjë aks, në asnjë projekt,” shprehet Jozefina Topalli.








