-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia kërkon arrestimin Netanjahut

Kryesoret

Kryeprokurori i Stambollit ka vënë në shënjestër kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun duke kërkuar arrestimin e tij dhe disa përfaqësuesve të tjerë të qeverisë izraelite.

Organet turke të drejtësisë kanë lëshuar urdhër-arreste për Netanjahun dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë izraelite nën akuzën për gjenocid. Ndër 37 të pandehurit janë Ministrin izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit. Lista e plotë nuk është publikuar ende.

Sipas njoftimit individët e kërkuar akuzohen për gjenocid kundër palestinezëve dhe krime kundër njerëzimit. Mijëra vetë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, mijëra të tjerë janë plagosur dhe zonat e banimit janë bërë të pabanueshme thuhet më tej në deklaratën e prokurorisë.

Reagimi i Izraelit dhe i Hamasit

Izraeli e hodhi poshtë kategorikisht akuzën. Ministri i Jashtëm Gideon Saar e quajti atë “mashtrimin e fundit progandistik” të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilin ai e quajti “tiran”.

Grupi islamist Hamas, sulmi masiv i të cilit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 shkaktoi luftën në Rripin e Gazës, e përshëndeti veprimin e Turqisë. Hamasi klasifikohet si organizatë terroriste nga shumë vende, ndër të cilat bën pjesë edhe Gjermania./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit