-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Malaj: PS është në momentin për të reflektuar thellësisht

Kryesoret

Një mësim nga historia e politikës  “Në një vend ku deputetët i shërbejnë verbërisht liderit, korrupsioni jo vetëm që lind — por lulëzon.”  Nuk është koha për të gëzuar, por për tu shqetësuar dhe reaguar.

Kur disa prej nesh, që kishim pasur mandat politik nga PS në parlament dhe qeveri, iniciuam lëvizjen për mendimin ndryshe LMN brenda PS-së, u penalizuam në karrierën politike dhe profesionale.

Kur ne nuk lodheshim së sqaruari se pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute.

Kur ne ishim thellësisht të zhgënjyer nga mënyra si përfaqësuese të PS-së në parlament, qeveri dhe pushtetin vendor po vet-konvertoheshin në të bindur të verbër — sulmet e “armatave digjitale” nuk pushonin kundër nesh.

Ne nuk ishim kundër PS-së, nuk ishim kundër kolegëve si individë, por paralajmëronim qeveritarët dhe parlamentarët përfaqësues të PS-së se një ditë PS do të paguante një çmim për modelin e pushtetit absolut, pa demokraci të brendshme dhe pa mendim ndryshe dhe kritik.

PS është në momentin për të reflektuar thellësisht dhe për të reduktuar maksimalisht këto rreziqe potenciale që janë në rritje.

  1. John Stuart Mill – Liria e Mendimit

“E vetmja mënyrë për ta parandaluar gabimin është liria për ta kundërshtuar.”

Mill thekson se pa mendim kritik shoqëritë bëhen të verbra dhe autoritare.

  1. George Orwell – Kundër nënshtrimit politik

Të thuash të vërtetën në kohë mashtrimi është akt revolucionar.”

Orwell e konsideron mendimin kritik jo si luks, por si akt mbrojtës kundër pushtetit që kërkon nënshtrim.

  1. Montesquieu – Kundër pushtetit absolut**

Çdo njeri që ka pushtet priret ta keqpërdorë atë; ai shkon deri sa të gjejë kufij.”

Montesquieu argumenton domosdoshmërinë e kontrollit dhe kundërpesave – pa to, pushteti absolut lind vetvetiu.

  1. Vaclav Havel – Fuqia e të vërtetës

Shpresa nuk është bindja se gjërat do të shkojnë mirë, por siguria se diçka ka kuptim – pavarësisht se si shkon.”

Havel mbrojti mendimin ndryshe si themel të lirisë, sepse rezistenca morale është mbrojtja e vetme kundër tiranisë.

  1. Thomas Jefferson – Liria e debatit

Liria nuk qëndron kurrë e sigurt pa lirinë e mendimit dhe të diskutimit.”

Jefferson paralajmëron se demokracia vdes kur njerëzit heshtin dhe pranojnë vendimet pa pyetje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit