Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar shkarkimin e Besim Kelmendit nga detyra e ushtruesit të Kryeprokurorit të Shtetit, me pesë vota “pro”, njofton “Betimi për Drejtësi”.
Në vend të tij, është emëruar Agron Qala si ushtrues i detyrës.
Gjatë diskutimeve për vendimin, Kelmendi dhe katër anëtarë të tjerë të Këshillit janë larguar nga mbledhja, duke akuzuar se qëllimi është shkatërrimi i sistemit.









