Vijojnë reshjet e shiut, të cilat kanë sjellë probleme në disa zona të vendit. Në Bashkinë Fushë Arrëz, raportohet për shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, që kanë vështirësuar qarkullimin, si dhe për ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.
Probleme janë regjistruar edhe në Bashkinë Pukë, ku disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret kanë pësuar dëmtime, ndërsa ka pasur rrëshqitje trupash rrugë dhe shembje skarpatash.









