-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Edi Rama është pengesa kryesore për Shqipërinë, ai duhet të dorëhiqet

Kryesoret

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që pezullon nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ministreshën e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ai ka theksuar se goditjet e fundit nga drejtësia ndaj funksionarëve të lartë të qeverisë nuk janë një befasi, por një dëshmi se qeveria është “kalbëzuar në çdo qelizë”.

Salianji ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si “pengesën kryesore” të Shqipërisë dhe “simbolin e një sistemi të korruptuar” që ka sjellë padrejtësi, pabarazi dhe varfëri. Ai ka shtuar se vendi ka nevojë urgjente për një qeveri tranzitore që të garantojë zgjedhje të lira dhe me standarde evropiane.

“Koha për ndryshim ka ardhur,” ka përfunduar Salianji, duke kërkuar krijimin e një qeverie që të kthejë besimin dhe demokracinë në Shqipëri.

Postimi i Salianjit:

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!
Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri tranzitore që të garantojë brenda pak kohësh zgjedhje të lira , të ndershme dhe me standarde evropiane.
Korrupsioni galopant, abuzimet e përditshme dhe kapja e institucioneve kanë çuar në rrënimin e shtetit. Goditjet e fundit nga drejtësia ndaj njerëzve më të fuqishëm të pushtetit nuk janë surprizë për askënd, janë provë e qartë e asaj që kemi thënë prej vitesh, qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë.
Edi Rama është shndërruar në pengesën kryesore të Shqipërisë, në simbolin e një sistemi të korruptuar që prodhon padrejtësi, pabarazi dhe varfëri.
Ai është sot e keqja e Shqipërisë.
Koha për ndryshim ka ardhur dhe hapi i parë është dorëheqja e Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që i kthen vendit besimin dhe demokracinë!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit