Zv/ kryeministrja Belinda Balluku e pezulluar nga detyra me vendim gjykate qëndroi për rreth 8 orë në godinën e Kryeministrisë këtë të enjte.
Aludimet në media janë të shumta mbi skenarin dhe strategjinë e mbrojtjes që kanë hartuar me kryeministrin Edi Rama apo kundërshtinë për të pranuar shkarkimin.
Nesër në mëngjes ka informacione se do të ketë një mbledhje qeverie, por cfarë do të bëjë Rama nëse do të mblidhet Këshilli i Ministrave?
Tre janë skenarët;
-Skenari i parë, kryeministri do ta shkarkojë Ballukun
-Skenari i dytë, Balluku do të japë vetë dorëheqjen
-Skenari i tretë, Balluku do të qëndrojë e pezulluar pa u zëvendësuar, nis betejë juridike








