Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Kalimash.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një kamioni me një makinë tjetër, duke i marrë jetën një personi dhe plagosur disa të tjerë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut të rënduar, të shkaktuar nga ngjarja.









