-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi për deklaratën e Komisioneres së BE: Zëdhënëse e Ramës dhe Ballukut

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi sot nga konferenca për mediat reagoi në lidhje me deklaratën e komisioneres së BE-së Marta Kos që bëri për Shqipërinë.

Ai tha se Kos u bë zëdhënëse e qeverisë së korruptuar. Madje ai komentoi dhe deklaratën e saj për raportin e OSBE-së për 11 majin.

“E sfidoj komisonerem e zgjerimit dhe çdo zyrtar të BE, që të gjejë një kryeministër, që para se të zbardhet gara rretj 200 mln, shkon kryeministri dhe zv.kryeministri, për të takuar kompaninë dhe më pas hapin garën dhe ia japin kompanisë së paracaktuar, nëse komisionerja Kos gjen një rast të tillë, e pranojmë.

Por dua të siguroj shqiptarët se Europa s’ka raste të tilla. Çdo shqiptar pret nga komisionerja, që në deklaratat e saj të flasë për standardet europiane dhe jo të mbulojë korrupsionin e Edi Ramës. Dua të jem drejtpërdrejtë dhe për faktin e reagimit për raportin e OSBE-së. Këtë se tha as Edi Rama. Me këtë deklaratë do të turpërohej dhe vetë Edi Rama. Komisionerja e zgjerimit ka detyrimin që të jetë e drejtpërdrejtë me shqiptarët. Komisionerët e OSBE se thanë në asnjë fjalë dhe asnjë gërmë atë pohim”, u shpreh Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit