-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka ironizon Komisioneren e BE: Zonja Kos, mos u bëj bozë!

Kryesoret

Deputetët e Partisë Demokratike kanë sulmuar komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, pas deklaratave të saj lidhur me raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet se ishin të lira dhe të ndershme.

Pas Bardhit dhe Bylykbashit, edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj Komisioneres për Zgjerimin e BE-së.

Reagimi i plotë i Nokës:

Zonja Kos mos u bëj Bozë!

Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga #Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor #Rama.

Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.

Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar.

Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e #OSBE-#ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama.

Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!

Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç’u bë me fondet europiane #IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri “rrush e kumbulla” për ministrat e tij?!

Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë #Shqipëria.

Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë!

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit