Shtëpia e Bardhë tha të enjten se një plan paqeje i SHBA-së i mbështetur nga Presidenti Donald Trump, i cili po negociohet me Rusinë dhe Ukrainën, është “i mirë” për të dyja palët, duke hedhur poshtë shqetësimet se ai pasqyron shumë nga kërkesat e Moskës.
“Është duke vazhduar dhe është në ndryshim e sipër, por presidenti e mbështet këtë plan. Është një plan i mirë si për Rusinë ashtu edhe për Ukrainën, dhe ne besojmë se duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët”, tha Leavitt në një konferencë për shtyp.
“Po punojmë shumë për ta përfunduar këtë”, tha ajo, duke shtuar se Uashingtoni po “zhvillonte biseda të mira” me Ukrainën dhe Rusinë “për të kuptuar se për çfarë do të angazhoheshin këto vende”.








