Një aksident rrugor është regjistruar sot në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.
Dy makina janë përfshirë në një përplasje të fortë. Si pasojë e goditjes nga pas, një makinë tip Ford ka marrë flakë.
Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë menjëherë nga makina, duke marrë dëmtime të lehta.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ndodhet tashmë në vendin e ngjarjes.









