Barcelona e feston në mënyrën më të mirë të mundshme kthimin në Camp Nou dhe këtë e bën duke marrë një fitore me rezultatin 4-0 ndaj Athletic Bilbaos.
Të pranishëm në impiantin e rihapur pjesërisht ishin 45 mijë tifozë të cilët u argëtuan nga skuadra blaugrana.
Starti i ndeshjes ishte perfekt për të besuarit e Hansi Flick që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 4 me polakun Robert Lewandowskin.
Katalanasit shënuan golin e dytë me Ferran Torres pas një kundërsulmi për të cuar shifrat në 2-0 dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë një kombinim mes Fermin Lopezit dhe Erik Garsias çoi rezultatin në 3-0, ndërsa në minutën e 90, Ferran Torres shënoi golin e dytë personal për të vulos fitoren e ekpit blaugranas me rezultatin final 4-0.









