Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dalë pas më shumë se gjysmë ore nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u paraqit për verifikimin e masës së sigurisë lidhur me akuzën për shkelje të barazisë në tendera.
Ajo nuk pranoi të fliste për mediat, ndërsa seanca u shty për 2 orë për t’u njohur me aktet. Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe po hetohet për lotin 4 të Unazës së Madhe.
Dy ditë më parë, GJKKO e pezulloi nga detyra dhe e ndaloi të dalë jashtë vendit.









