Moti i keq dhe i paqëndrueshëm këtë javë ka prekur pjesën më të madhe të vendit ku ka shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona.
25 persona janë strehuar në çadra në Çukë, pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga reshjet e ditëve të fundit.
Familjet e prekura janë pajisur me ushqime dhe çadra nga Bashkia Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Rezervave të Shtetit.
Ndihmat janë shpërndarë në terren, ndërsa ekipet vendore vijojnë monitorimin e situatës dhe ofrimin e mbështetjes për banorët e dëmtuar.









