Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti në Shtëpinë e Bardhë kryebashkiakun e sapozgjedhur të Nju Jorkut, Zohran Mamdani.
Pas takimit, Trump deklaroi se do ta mbështesë Mamdanin për ta bërë Nju Jorkun “më të fortë dhe më të sigurt”.
Nga ana e tij, Mamdani tha se në diskutim u fokusuan te çështjet e strehimit dhe mënyrat për të përmirësuar qytetin, duke vlerësuar bisedën dhe gatishmërinë për bashkëpunim.
Takimi u konsiderua i rëndësishëm pasi vjen pas muajsh retorike të ashpër mes tyre, ku Trump e kishte quajtur Mamdanin “komunist”, ndërsa Mamdani e kishte cilësuar presidentin “fashist”.
I pyetur për komentet e së shkuarës, Trump u shpreh se nuk e shqetësojnë dhe theksoi se do të bëjë “tifo” që kryebashkiaku i ri ta çojë Nju Jorkun drejt përmirësimit.
/5pyetjet.al









