Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në qytetin e Cërrikut.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gostim-Mollas, ku një person ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe si pasojë ka përfunduar brenda një lokali.
Dyshohet se nga aksidenti janë plagosur tre persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat e plota të aksidentit.









