Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zëvendëspresident i Unionit Ndërkombëtar të Partive të Qendrës së Djathtë (CDI) gjatë Asamblesë së organizuar në Sao Paolo të Brazilit.
Në Presidencën e re të CDI-së u përfshinë edhe figura të njohura të politikës europiane, përfshirë Kryeministrin kroat Andrey Plenkovic, liderin slloven Janez Janša dhe Kryeministrin hungarez Viktor Orban. Antonio Lopez-Isturiz White u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa Andres Pastrana u rizgjodh President i CDI-së.
CDI përfshin 115 parti të qendrës së djathtë nga disa kontinente, duke përfaqësuar vende me peshë të madhe në arenën globale, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.









