Qarku i Fierit nuk është hera e parë dhe vetme i cili përballet me mungesën e ujit të pijshëm, por ky problem ka qenë i përhershëm dhe si pasojë e mungesës së ndikimit të pushtetit loka.
Siç duket qartë edhe në pamjen e fotos disa aktivistë dhe qytetarë fierak janë mbledhur para dyerve të bashkisë me pankarta në duar ku kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi.
Njëri prej aktivistëve, Elis Baba ka pohuar se prej disa ditësh qytetarët fierakë janë përballur me mungesë të ujit të pijshëm pa paralajmërim dhe me njoftime në rrjete sociale dhe shpesh vetëm pasi ndërprerja ka ndodhur dhe sipas tij ky nuk është informim, por propagandë.









