Një paciente 48-vjeçare u shpëtua me sukses nga një hemorragji subarachnoidale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë operacionit të kryer nga profesor Artur Xhumari dhe stafi i tij.
Kryeministri Edi Rama e shpërndau lajmin në rrjetet sociale:
“MIRËMËNGJESI dhe me këtë tjetër histori suksesi nga shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUNT, ku prof. Artur Xhumari dhe ekipi i tij shpëtuan jetën e një pacienteje, ju uroj një të diel të mbarë.”









