-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata shqetësuese në Fier, Baçi: Fermerët janë të goditur, qeveria po bën propagandë

Kryesoret

Situata e motit të keq dhe reshjet me intensitet të lartë të shiut këtë javë kanë sjelluar shqetësime dhe frikë për banorët dhe qytetarët e Fierit.

Për shkak të kësaj situata emergjente ka reaguar ish deputeti i PD-së për qarkun e Fierit Luan Baçi, sipas tij e gjitë zona është përmbytur, fermërët janë më të prekurit me përmbytjen e prodhimeve ndërkohë qeveria dhe institucionet po bëjnë propagandë.

“Fermeri Erjon Gjojdeshi në fshatin Petovë, së bashku me shumë fermerë të tjerë të zonës, kanë pësuar dëme të konsiderueshme në prodhimet e tyre si pasojë e daljes së lumit Seman.

Fermerët i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse, Bashkisë Fier dhe Ministrisë së Bujqësisë, të kryejnë detyrën e tyre, duke verifikuar dëmet e shkaktuara dhe duke dëmshpërblyer fermerët, në vend që të vazhdojnë me gënjeshtrat dhe propagandën e lodhur se ‘në Fier nuk ka probleme me përmbytjet’ dhe se ‘situata është nën kontroll’.

Në realitet, dëmet janë të mëdha dhe në disa zona banorët ndodhen në vështirësi serioze. Pikërisht në këto raste shteti duhet të tregojë përgjegjshmëri dhe seriozitet gjë që, fatkeqësisht, nuk e ka treguar kurrë.
Reagoni!”, shprehet Baçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit