-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e Ballukut në Llogara, Hoxha: Rama po e mbron paturpësisht

Kryesoret

Pas daljes së skandalit me abuzimin e tenderit 190 mln euro nga zv. kryeministrja Belinda Balluku pezulluar nga GJKKO, ka reaguar Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha.

Sipas Hoxhës qeveria kohet e fundit ka qenë në krizë të thellë politike, madje ndjehet shumë e konfuzuar dhe për këtë Rama duhet të jap dorëheqjen.

Reagimi i plotë i Hoxhës

Shikon çfarë bën Balluku, shiko rrugën që inaguruan Qukës Qafë Plloç, u prish rruga dhe pak javë më parë i kanë dhënë dhe një qokë tjetër, një kryebashkikau socialist, kryebashkiakiut të Tepelenës vëllai të tij. Këta tallen, këtyre u del 30 mln euro kilometri. Paturpësisht Rama mbron dhe tregon që është palë në vjedhjet që Balluku ka bërë.

Për mua Rama sot përfaqëson një qeveri të mbaruar politikisht. Nëse nuk i hap rrugën qeverisë teknike, rrezikon të shpallet organizatë kriminale, ai dhe ministrat e tij dhe gjithë pjesa e administratës që kanë punuar për të zhvilluar korrupsion dhe për të legalizuar paratë në Amerikën Latine. Ne me SHBA kemi partneritet strategjik, ne ruajmë kufijjtë me dollarin amerikan dhe në këtë aspect duhet të jemi mirënjohës

Që ne të mos biem viktimë e lojës së Ramës, duhet të bëhemi puritanë. PD po e nis procesin. Kreu i PD e ka nisur, uroj të jetë i vërtetë. Ne duhet të jemi në dinamikën e duhur dhe gatishmërinë që vendi ka nevojë për këtë realitet. S’ka më politikë në Shqipëri, ka deklarata, PD konstaton dhe denoncon, këtu ka mbetur. A do japin këta llogari për paratë publike? Është jetike që në këtë kontekst PD duhet të dalë nga rrethi vicioz, të rishpikë veten dhe të kërkojë qeverinë teknike pa Edi Ramën kryeministër, dhe garantoj që në zgjedhjet e ardhshme, Rama ta shohë me teleskop pushtetin.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit