Policia dyshon se personi i kapur nga kamerat e sigurisë pranë banesës së deputetit Xhelal Mziu është i njëjti që ka kryer të paktën 6 shpërthime me tritol gjatë vitit të fundit në Tiranë dhe Kamëz.
Hetimet tregojnë se autori maskohet si punëtor ose vesh rroba të errëta dhe largohet me biçikletë pas secilit shpërthimi.
Të gjitha ngjarjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë të njëjtat lëvizje, duke rritur dyshimet se shpërthimet janë kryer nga i njëjti person.
Grupi hetimor punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.









