Sot po zhvillohet seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i cili ka ndodhur më 29 nëntor 2023.
Në seancë, tashmë janë të pranishëm edhe tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Në rastin e Liridona Ademaj kanë dëshmuar dëshmitarë okular, mjeku që bëri autopsinë, Naim Uka, eksperti Bujar Obertinca, ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shpend Haxhibeqiri, e të tjerë.
Në seancën e fundit të mbajtur më 10 tetor, pritej të dëshmojë babai i Naim Murselit, Shaban Murseli por ai nuk ishte i pranishëm.










