-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I futi plumbin 40-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim autori

Kryesoret

Plagosi me armë zjarri një person mbrëmjen e djeshme në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Por si ndodhi ngjarja? Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një person kishte plagosur në këmbë me armë zjarri M. J., 40 vjeç, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, F. F. 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit