Milani triumfon 1–0 ndaj Interit në derbin e Milanos, duke u rikthyer te fitorja dhe duke kaluar rivalët në renditje.
Pas një pjese të parë ku Interi rrezikoi më shumë me dy goditje në shtyllë nga Thuram dhe Lautaro dhe pritje vendimtare nga Maignan ndeshja u zhbllokua në minutën e 54-të. Pas një goditjeje të Saelemaekers, Sommer devijoi topin, por Christian Pulisic reagoi më shpejt dhe shënoi golin e vetëm të sfidës.
Interi pati mundësinë ideale për të barazuar në minutën e 74-t, por Hakan Calhanoglu u ndal nga një Maignan spektakolar në 11-metërsh, duke vulosur fitoren e Milanit.
Skuadra e Allegrit ngjitet në vend të dytë, vetëm dy pikë larg Romës kryesuese, ndërsa gara për titullin mbetet më e ngushta se kurrë, me pesë ekipe brenda tri pikëve.









