Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale ku rikujton inaugurimin e disa muajve më parë të aksit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ceremoni e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e pezulluar nga detyra, Belinda Balluku.
Në pamjet e publikuara nga Berisha, shihet momenti kur Rama dhe Balluku inspektojnë rrugën, të pritur me këngë, valle polifonike dhe me kulaç nga banorët e zonës.









