Prokuroria e Posaçme ka futur në rreth Belinda Ballukun.
Jo vetëm dy dosjet që janë bërë publike, tuneli i Llogarasë dhe loti i katërt i Unazës së Madhe por edhe shumë procedura të tjera prokurimi janë futur në filtrin e SPAK-ut dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Konkretisht, sipas burimeve mediatike janë në kontroll edhe 6 procedurat e tjera tenderuese të Unazës së Madhe.
Prokuroria e Posaçme ka dyshime se edhe në këto procedura të tjera tenderuese, Balluku me vartësit kanë paracaktuar kompanitë fituese, ndërsa Balluku dyshohet se ka orientuar garën dhe e ka mbikëqyrur në çdo fazë të saj.
SPAK ka në duar komunikime të Ballukut me vartësit, sidomos me ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi që sot ndodhet në burg. Unaza e Madhe kushtoi 450 milionë Euro.









