-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ARRSH: Rrugët me probleme në Korçë

Kryesoret

Reshjet e dendura të shiut dhe situata e rënduar e motit të keq ka vijuar të sjellë probleme të vazhdueshme në qarkun e Korçës.

Prefektura e Korçës njofton për mediat se këto janë akset me probleme:

Bashkia Maliq:

a) Vijon puna intensive në argjinaturën e lumit Devoll. Ekipet në terren po kryejnë përforcimin dhe stabilizimin e segmenteve problematike, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e përmbytjeve në zonat përreth.

Gjatësia e punimeve: 2.1 km

Forca operuese 60 dhe logjistike:

18 kamionë

3 fadroma

5 ekskavatorë të mëdhenj

1 ekskavator krah gjate

2 ekskavatorë të vegjël

Paralelisht është ndërtuar segment sekondar poshtë argjinaturës, në gjatësi prej 400 metrash, i cili shërben për kthimin e mjeteve dhe aksesin teknik të mjeteve të rëndë.

b) I dëmtuar aksi rrugor Mesmal – Velçan – Selcë po vijohet puna nga strukturat vendore.

c) Aksi në fshatin Osojë dhe Gjinikas është i pakalueshëm për shkak të shembjes së urës.

Bashkia Devoll:

a) Aktualisht po punohet në ura Çetë si dhe po ndërhyhet për sistemimin e rrugëve në fshatrat Progër, Bitinckë e Vranisht.

b) Në segmentin Dobranj – Bracanj është konstatuar dëmtim i asfaltit në rreth 15 metra.

Bashkia Kolonjë:

a) Ndërhyrje me ekskavator në argjinaturën e përroit Shtikë dhe Bezhan për stabilizimin e segmenteve problematike.

b) Në fshatin Gostivisht po largohet dheu i rrëshqitur me fadromë.

c) Vijojnë punimet në urën e Qinamit.

d) Në fshatin Starje po pastrohen kanalizimet me fadromë dhe punëtorë në terren.

Bashkia Pustec:

Po punohet për pastrimin e përroit të Goricës së Madhe nga inertet dhe në sistemimin e rrugës Lajthizë-Liqenas.

Bashkia Pogradec:

a) Grupi në terren vijon punën përgjatë Lumit Verdovë, grykderdhjes dhe zonave pranë tij, Lumit të Rremenjit dhe përgjatë banesave.

b) Në Verdovë është dëmtuar rreth 65 ml mur mbajtës, 45 ml në Unazë dhe 60 ml në Zërvaske.

Bashkia Korçë: Strukturat në terren vijojnë punën për neutralizimin e plotë të problematikave të konstatuara këto ditë.

A.RR.SH:

a) Në segmentin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë është konstatuar gërryerje nën bankinën e rrugës që ka sjellë edhe rrëzimin e barrierave mbrojtëse metalike anësore dhe rrezikon gërryerjen e pjesës asfaltike.

b) Në segmentin K.Boboshticë – Dardhë çedim i rrugës në km 7.

Janë marrë masat nga A.RR.SH për të dy problematikat dhe do fillojë ndërhyrja në vend.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit