-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Belind Këlliçi: Shpopullimi si politikë kryesore e Edi Ramës!

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi shprehet se tkurrja e popullsisë tashmë nuk është vetëm dramë e familjeve shqiptare dhe denoncim i opozitës, por edhe vëzhgim i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Sipas projeksioneve të BERZH-it, nga viti 2024 deri në 2050 plakja e popullsisë pritet t’i heqë ekonomisë -0.23 pikë përqindje rritje në vit.

Për këtë fajëson kryeministrin Edi Rama. “Sigurisht që asgjë e mirë nuk mund t’i vijë ekonomisë, shoqërisë prej braktisjes nga limfa e saj vitale, pjesa më e re dhe produktive e shoqërisë.

Ekonomia është sigurisht sektori që do e ndjejë peshën e bombës demografike në të ardhmen e afërt, me rrezikun serioz për një kolaps përfundimtar të skemës së pensioneve, uljes së fuqisë punëtore dhe gropës së madhe në buxhet që kjo do të shkaktojë.

Problemi është në fakt thellësisht politik.

Nga një vend me një popullsi të re dhe produktive, Shqipëria në vitet e qeverisjes Rama u shndërrua në një vend të plakur, ku bashkë me rininë largohet edhe shpresa për të përmirësuar ekonominë familjare, sigurinë, gjendjen politike në vend.

Sipas BERZH zgjidhja është një e vetme: emigracioni neto pozitiv.

Por që shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre do duhet po ashtu një zgjidhje e madhe politike.

Duhet të largohet njëherë e përgjithmonë nga pushteti klika më e korruptuar dhe shkatërrimtare në historinë e pluralizmit. Klika që po shpopullon dhe varfëron çdo ditë qytetarin shqiptar” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit