Policia e Shijakut ka arrestuar një 27-vjeçar, i dyshuar për disa vjedhje në zona të ndryshme të qytetit dhe fshatrave përreth, përfshirë Borak dhe Xhafzotaj.
Hetuesit e Komisariatit të Shijakut, pas një pune intensive, arritën të lidhin dyshimin e tij me të paktën tre raste vjedhjesh në dyqane dhe markete, ku janë marrë para dhe sende me vlerë.
Gjatë arrestimit, janë sekuestruar edhe rrobat që dyshohet se përdorën gjatë veprave.
Materialet e mbledhura janë dërguar pranë Prokurorisë së Durrësit, ndërsa punimet për të zbardhur edhe vjedhje të tjera që dyshohet se i përkasin këtij individi vijojnë.









