-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Institucionet ndërkombëtare kanë bërë vërejtje serioze

Kryesoret

Gjatë konferencës për media, Sali Berisha komentoi situatën politike në vend dhe gjetjet e institucioneve ndërkombëtare për proceset zgjedhore.

Ai u ndal te shqetësimet që, sipas tij, janë ngritur në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë vlerësimet e ODIHR dhe diskutimet brenda CDI-së.

“Shqipëria ka pësuar një regres të thellë politik, me depërtim sistemik të krimit në politikë, dhe rruga drejt BE-së duhet të bazohet në respektimin e kritereve. Në raportet e ODIHR-it vërehen problematika si blerje votash dhe përdorim i vendeve të punës për përfitime zgjedhore, ndërsa KQZ ka sanksionuar vetëm një pjesë të tyre. Partia Socialiste, sipas gjetjeve, ka përdorur zyrat shtetërore në funksion të fushatës. Nga ana tjetër, në diskutimet e CDI-së janë përmendur edhe figura politike si unë, Ilir Meta dhe Ervin Salianji, ndërsa ODIHR-i ka vlerësuar procesin e evidentimit të parregullsive,” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit