Julian Sulo, 45-vjeç dhe i njohur si “Juli i Pashakos”, u plagos në këmbë gjatë një atentati me armë zjarri paraditen e së martës në Lushnjë.
Autorët, ende të paidentifikuar, qëlluan nga një automjet tip Nissan, që më vonë u gjet i djegur në afërsi të fshatit Lifaj.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punon për kapjen e autorëve.
Sulo ka një histori të gjatë me precedentë penalë dhe është konsideruar rival i Aldo Bares, duke qenë më parë objekt i hetimeve për atentate dhe sekuestrime pasurie.









