-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peleshi: Duam të jemi me dinjitet në Europë, jo vetëm përfitues, por edhe kontribues

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Austri, ku u takua me Kryetarin e Parlamentit Austriak, Walter Rosenkranz, duke shënuar një fazë të re të diplomacisë parlamentare shqiptare dhe avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Gjatë vizitës u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh, mbështetja për Kosovën dhe kontributi i Shqipërisë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Sapo kemi përfunduar një bisedë shumë interesante dhe të vlefshme me homologun tim në Austri. Është një kënaqësi që vizita ime e parë si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë zhvillohet në Austri, një vend që ka mbështetur Shqipërinë që në ditët e para të pavarësisë dhe të krijimit të shtetit tonë.

Lidhjet tona nuk janë vetëm politike, por edhe emocionale dhe njerëzore, duke përfshirë mbështetjen për elitën intelektuale dhe bashkëpunime akademike mes universiteteve.

Ne shqiptarët duam të jemi me dinjitet në Europë, jo vetëm përfitues, por edhe kontribues me dijet dhe angazhimin tonë. Kjo vizitë është një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve parlamentare dhe strategjike mes dy vendeve, duke thelluar aleancën dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit