-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prova të reja për Ballukun, Berberi i niste fotot kujt do i jepte tenderin

Kryesoret

Dalin prova dhe fakte të reja nga hetimet për zv.kryeminstren Belinda Balluku, kjo e fundit e marrë e pandehur nga SPAK për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Pjesë nga dokumentari

Më datë 15 Shtator 2021, në orën 11:23, shtetasja Miranda Shkurti i dërgon shtetasit Evis Berberi një fotografi, në të cilën gjendet një tabelë, me emrat e disa operatorëve ekonomikë dhe përbri tyre çmimi i ofertës në lekë.

Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e

operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5’, ku fitues i saj është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘G.P.G’ sh.p.k dhe ‘Senka’ sh.p.k.

Referuar të dhënave të ‘Open Corporates Albania’ kompania ‘G.P.G.’ zotërohet 50 për qind nga Paqsor Buzi dhe 50 përqind nga Gëzim Dani. Ndërsa zotërues të kompanisë ‘Senka’ janë Donika dhe Ylli Senka.

Miranda Shkurti, e cila në vazhdim i dërgon Evis Berberit edhe foto të tjera ku dallohen kompanitë që marrin pjesë në lotet e tjera të Unazës.

Dhe përbri tyre çmimi i ofertës në lekë.

Dosja Hetimore

Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana’, ku fitues i saj është shpallur shoqëria ‘Alb-Star’ sh.p.k.

Një orë më vonë, po në këtë ditë Miranda Shkurti i dërgon sërish listën e kompanive që garojnë për Lotin 6 të Unazës së Jashtme.

Përbri kompanive ajo vë dhe çmimin.

Një minutë më vonë, këtë fotografi shtetasi Evis Berberi ia dërgon shtetases Belinda Balluku dhe i shkruan ‘Loti 6’.

Ku nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6’, ku fitues i saj është shpallur shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ sh.p.k.

Kompania ‘Gjoka Konstruksion’ e cila është në pronësi të biznesmenit Rrok Gjoka, që ka fituar tendera me vlera në miliona euro.

Kompani e cila rezulton se u nënkontraktua nga kompanitë turke që fituan tenderin 190 milionë euro për tunelin e Llogarasë për ta ndërtuar veprën.

Tender që edhe ky rezultoi se ishte paracaktuar nga ministrja Balluku dhe vartësit e saj.

Dosja Hetimore

Po në të njëjtën datë, pra më 15 shtator 2021, Evis Berberi i shkruan Miranda Shkurtit mesazhin.

‘Kush është tani?’

Ajo i përgjigjet ‘7’ duke nënkuptuar Lotin 7 të Unazës së Madhe.

Ku edhe i dërgon një fotografi një tabelë me emrat e disa operatorëve ekonomikë dhe përbri tyre çmimi i ofertës në lekë.

Fotografi të cilën Evis Berberi ia dërgon ministres Belinda Balluku, ku i shkruan ‘Loti 7’.

Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7’, ku fitues i saj është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k.

‘Alko-Impex General Construction’ që është degë e kompanisë me të njëjtin emër e regjistruar në Kosovë dhe që zotërohet nga shtetasi kosovar Imer Ademi.

Subjekt që kontrollon edhe shoqërinë koncesionare ‘Kukur Hydro Energy’, me administrator Arbër Abazin.

Ky i fundit  nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi dhe me lidhje krushqie me zv.kryeministren Belinda Balluku.

Shoqëria ‘ALK’ e cila zotëron 95 për qind të kapitalit të shoqërisë koncesionere ‘ECO CLEANING’, që ka zyrën te Kompleksi ‘Usluga’, i ndërtuar po nga kompania e ish-deputetit Sadri Abazi.

Kompania tjetër ‘2T’ që zotërohet nga biznesmenët Artan Sako dhe Dritan Troksi me 50 për qind aksione seicili.

Komunikimi mes Shkurtit dhe Berberit që vijon edhe mesditën e 15 shtatorit 2021, ku ajo i dërgon mesazhin ‘Loti 2’, bashkë me listën e kompanive që ishin në garë për tenderin Loti 2 Unaza e Jashtme e Tiranës.

Si dhe përbri kompanive cmimet e ofertës.

Fotografi të Lotit 2 që Evis Berberi ja kalon Belinda Ballukut.

Dosja Hetimore

Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit ‘Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2’, ku është shpallur fitues BOE ‘4A-M&ED Konstruksion&I.D.K Konstruksion’.

Duke analizuar të dhënat e ‘Open Corporates Albania’ rezulton se zotërues në masën 100 përqind i shoqërisë ‘4 A-M’ është Ardit Metaliaj.

Lidhje e biznesmenit Bashkim Ulaj të kompanisë ‘GENER 2’.

Ky i fundit rezulton të ketë kontrata milionëshe me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kompania ‘ED Konstruksion’, zotërohet nga Alfred Ibrahimi në masën 50 përqind.

Eduart Ibrahimi zotëron 40 përqind, ndërsa Ramadan Ibrahimi dhe Jorgjie Ibrahimi zotërojnë 5 përqind secili.

Kompania ‘I.D.K-KONSTRUKSION ( ish “I.D.K – KONSTRUKSION, zotërohet në masën 100 për qind Barjam Dalipaj.

Janë këto fakte por edhe bisedat e zhvilluara midis ministres Balluku dhe kreut atëkohë të ARRSH, Evis Berberi, si dhe dëshmi të tjera të siguruara gjatë hetimit më shumë se 1-vjeçar që kanë çuar grupin hetues në dyshimin se janë përballë një afere të dyshuar korruptive.

Të dirigjuar nga vetë Belinda Balluku në cilësinë e Ministres së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

E cila del se është e interesuar në vetë të parë për të menaxhuar të gjithë këtë proces megakorruoptiv.

Që duket se nuk do të jetë i vetmi pas tenderit Tunelit të Llogarasë që iu dha një bashkimi operatorësh turq, dhe që për të cilin Balluku është sot e pandehur nga SPAK./Panorama

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit