Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e së martës Lushnjen, ku 45-vjeçari Julian Sula u qëllua me armë pranë stadiumit të qytetit.
Sula, i njohur për precedentët e tij penalë dhe lidhjet me konfliktet në zona të ndryshme, mbeti i plagosur në këmbë.
Policia e Lushnjes ka shoqëruar 25 persona për të marrë informacion lidhur me ngjarjen. Mes tyre janë dëshmitarë që ndodheshin pranë vendit të atentatit, si dhe individë që kanë pasur konflikte me viktimën.
Sula, në dëshminë e tij për hetuesit, ka theksuar se nuk di asgjë për autorët e sulmit:
“Nuk di asgjë, s’pashë asgjë, vetëm dëgjova krismat dhe u ula poshtë sedilës t’i shpëtoja plumbave,” ka deklaruar ai.
Julian Sulo pas atentatit me armë zjarri: Nuk kam konflikt me askënd









