Këngëtari Blero Muharremi ka reaguar me lot dhe dhimbje për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit, duke ndarë për publikun emocionet e tij dhe ngushëllimet për familjen e artistit.
“Është e pabesueshme të flas për ty në të kaluarën. Ti ishe dritë, mirësi, energji e pastër. Çdo moment me ty ishte një bekim, çdo bisedë një paqe, çdo kujtim një dhuratë… Fli i qetë, vëlla. Drita jote nuk do të shuhet kurrë. Do të jetosh në kujtimet tona, në historitë tona, në zemrat tona. Gjithmonë do të jem krenar që të quajta mik”, shkruan Blero.









